Mbrëmjen e sotme Milan dhe Inter përballen mes tyre në atë që njihet si derbi i Italisë. Skuadrat e një qyteti do të përballen në takimin e 219 mes tyre, ku Inter ka fituar 77 ndeshje, Milan 75 dhe të tjerat kanë përfunduar në barazim.
Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, ka folur para derbit me Interin, ndërsa parashikon fitoren e ekipit të tij.
“Ata janë një skuadër e mirë me disa talentë të mëdhenj individualë dhe zgjodhën një trajner të rëndësishëm si Luciano Spalletti. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të japim më të mirën”, ka thënë Bonucci për “Tencent Sports”.
Në vijim ai shton “do të merrja Antonio Candrevan dhe Ederin nga skuadra e Interit, pasi ata janë shokët e mi te Italia dhe janë dy djem vërtetë të shkëlqyeshëm”.
“Unë parashikoj një fitore të Milanit, por nuk do t’ju them se sa përfundon ndeshja”, shtoi ai. /tesheshi.com/