Në Top Story-n mbi Gazën, më saktë vendimin e Trumpit që atë të marrë SHBA dhe palestinezët të ikin që aty, la nam një prej figurave më aspak me shkëlqim në median shqiptare, i njohur gjerësisht si kumarxhi me nam, Artur Zheji.
Me në ngrefosje të padurueshme duke pretenduar se e njeh edhe realitetin historik të Palestinës, në fakt një injorant i qartë në lidhje me të, pa dikë përballë që t’i përgjigjej lajthitjeve të tij duke bërë avokatin e çmendurisë së Trumpit, tha më të pabesueshëm gjë:
“Rripi i Gazës ka qenë ish-koloni britanike nuk është atdheu i askujt. Përqendrimi atje është kompromis, shpikën një rrip të thatë…”.
Gaza nuk ka qenë koloni britanike, por nën administrim britanik pas rënies së Perandorisë Osmane. Dhe sigurisht e dikujt, e palestinezëve; ka qenë një gonxhe e asaj perandorie për pesë shekuj, në paqe si e gjithë Palestina, për sa është qeverisur nga ajo perandori e më tej nga muslimanët në shekuj më herët. Ka qenë një lloj paqeje që kishte drejtësi, pa u persekutuar askush, as të hebrenj e as të krishterë. Po Zheji as e di e as e kupton këtë.
Pos kësaj, bën paralele idiote, porsi Rama për konfliktin Kosovë-Serbi, me armiqësitë e luftrat mes Gjermanisë e Francës. Por Gjermania e Franca, sado armiq të betuar, nuk kanë patur as pretendime territoriale ndaj njëra-tjetrës, as spatrim etnik e as elementë gjenocidalë në luftrat mes tyre.