Industria e ushqimit dhe pijeve në Mbretërinë e Bashkuar i ka bërë thirrje qeverisë që të heqë dorë nga disa aspekte të ligjit të konkurrencës në rastin e një Brexiti pa marrëveshje
Kjo do të lejojë furnizuesit dhe shitësit me pakicë të koordinojnë shpërndarjen e ushqimeve në të gjithë vendin.
Federata e Ushqimit dhe Pijeve (FDF) ka kërkuar vazhdimisht nga ministrat një shpjegim se si industria mund të përgjigjet nëse Mbretëria e Bashkuar largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor pa ndonjë marrëveshje, duke cenuar potencialisht ardhjen e ushqimit të freskët.
“Nëse qeveria dëshiron që zinxhirët e furnizimit të ushqimit të punojnë së bashku për të adresuar mungesat e mundshme, ajo duhet të japin një garanci me shkrim që ligji i konkurrencës nuk do të zbatohet në mënyrë rigoroze, u tha nga FDF.
Nga ana tjetër, Laburistët në opozitë duhet të kërkojë një tjetër referendum për pavarësinë e Skocisë nëse mbështetet nga parlamenti i saj, tha John McDonnell, njeriu i rangut të dytë në atë parti.
Ai i tha në Edinburgh se partia e tij nuk duhet të bllokojë një votë tjetër për pavarësinë e Skocisë.
“Ne nuk do të bllokonim diçka të tillë. Duhet të lejojmë që populli skocez të vendosë. Kjo është demokracia”, theksoi ai.
Sondazhet e publikuara në fillim të kësaj jave tregojnë se votuesit skocezë do të mbështesin pavarësinë dhe dëshirojnë një referendum të dytë në dy vitet e ardhshme.
Ekspertët tregojnë se Mbretëria e Bashkuar mund të copëtohet menjëherë pas largimit nga Bashkimi Evropian.
Kujtojmë se afati i caktuar për Brexit është 31 tetori. /tesheshi.com/