Kreu demokrat Basha përcolli mesazhin e radhës këtë mëngjes, atë të bërë rutinor tashmë, mbi vettingun në politikë.
Por shtoi dhe korrupsionin si plagë nga e cila vuan shoqëria shqiptare, duke e renditur si shkak i ikjeve masive. E gjitha, duke shënjestruar qeverinë.
“Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Fundi i kësaj katastrofe kombëtare kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë”, shkruan Basha.
Në dukje kështu duket, por s’është kështu. Qeveria jo vetëm s’ka shkëlqyer në anti-korrupsion, por i është përhapur sheshit. Ama kjo nuk është gjë e re dhe këtë duhet t’ja thotë dikush Bashës pa fantazi, edhe pa dije gjithashtu, edhe sipërfaqësor po ashtu.
Tema e korrupsionit nis qe më ardhjen e PD-së së tij në pushtet, kur ai qe kamarier. Pra, fakti se pushtetarët po nisnin të vidhin, është bërë temë e debatit publik që atëherë e në vazhdimësi deri sot.
Ka qenë dhe në vitet kur Basha ishte ministër, ku vetë ai ishte ndër të përfolurit e mëdhenj. Por ama ikjet nuk ishin si sot, sepse ikjet nuk janë trend lokal por rajonal, madje gjysmëglobale sot.
Bashës duhet t’i thuhet se ikjet e para masive nisën në Kosovë, në janar – shkurt 2015, ku në Shqipëri as s’ekzistonte si çështje. Në Shqipëri, sinjalet se kanë nisur ikjet jepet afro një vit më vonë, në 2016-ën. Ndërkohë, temë dite, më shumë se sa në Shqipëri, ikjet janë në Maqedoni, Serbi, Bosnje, Kroaci, Rumani e Bullgari (dy vende te BE-së), në Poloni (vend i Europës qendrore), si dhe në Itali (vend klasik perëndimor). Dhe është një problematikë shumë komplekse, ku ndërfutet dhe elementi i një psikoze kolektive. Pra, sa ka shkaqe reale, ka dhe po dhe aq shkaqe psikologjike.
Ndaj, Bashës duhet t’ja thotë dikush këto; duhet t’i thotë se bota, në të cilën bën pjesë dhe Shqipëria, pazgjidhshmërisht e efektuar prej saj, po ndryshon kontekstet zhvillimore me shpejtësi marramendëse, ndërsa atij i ka mbetur ora nuk i duhet në ç’epokë. Dhe është një dinamikë që kërkon mendje gjeniale t’i përgjigjen në pozicione qeverisëse, të cilën Basha as s’e ka patur, as s’e ka dhe as jep sinjale që mund ta ketë.
Duke iu kthyer ikjeve, le të sjellë Basha një model aktual nga një vend që ka arritur t’i frenojë sot. Kur themi sot, kemi parasysh trendin e sotëm, pra jo vetëm shqiptar. Se vërtet nuk ishin këto ikje kur qeveriste Basha, por as Gjermani që ka uri për forcë emigrante sot në çdo sektor, aso kohë nuk ndihej, merrej me krizat e veta.
Gjermania, ndër shkaktaret kryesore të ikjeve, nisi t’u shkete syrin vendeve të Lindjes e Ballkanit afro para 7 vitesh. /tesheshi.com/