Tentuan t’i shpëtonin vdekjes nga trazirat vendase, por gjetën një vdekje të dhimbshme në Greqi. Dy emigrantë nga Iraku, përkatësisht 60 dhe nipi i saj, vetëm 6 vjeç humbën jetën për shkak të një zjarri që përfshiu kampnin ku ishin rehabilituar. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në ishullin Lesbo.
Si pasojë e flakëve, policia ka raportuar se janë plagosur edhe 12 refugjatë të tjerë, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Ende nuk janë sqaruar shkaqet e këtij incidenti, por dyshohet se zjarri u shkaktua nga një bombol gazi.
Në Lesbos janë strehuar rreth 6 mijë refugjatë, ndërsa në shtetin grek janë ngritur edhe ambjente të tjera për pritjen e emigrantëve.
Incidente të ngjashme janë shënuar edhe herë të tjera në kampet e refugjatëve, si përplasje mes tyre dhe me autoritetet vendore./tesheshi.com