Kancelarja Angela Merkel sugjeroi të mërkurën se Gjermania duhet të jetë e gatshme t’i përgjigjet përdorimit të armëve kimike në zonat e luftës.
Ajo tha në parlament se nuk mund të bëhet një “sy qorr” nëse armët kimike përdoren diku dhe shkelin konventat ndërkombëtare.
Megjithatë, shumica e gjermanëve janë kundër pjesëmarrjes së vendit të tyre në misionet ushtarake në botë, raportoi AP.
Në një raport të bazuar në burime anonime, gazeta Bild njoftoi të hënën se Ministria e Mbrojtjes është duke shqyrtuar mundësinë e një lloj pjesëmarrjeje të Gjermanisë në veprim ushtarak me kërkesë të SHBA-ve, në qoftë se qeveria siriane kryer një sulm kimik.
Këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump për sigurinë kombëtare, Xhon Bolton, tha më parë se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca ranë dakord për një “përgjigje shumë më të fortë”, në krahasim me sulme ajrore mëparshme nëse Bashar al Asad përdor armë kimike gjatë invazionit në Idlib. /tesheshi.com/