Kyota Hattori, 24 vjeç, i cili u arrestua në vendngjarje të dielën mbrëma nën dyshimin për tentativë vrasje, tha gjithashtu se ai “dëshironte të vriste njerëz dhe të dënohej me vdekje” dhe se ai kishte “menduar që nga qershori të dënohej me vdekje”. raporton Reuters.
Fotot dhe videot e postuara nga dëshmitarët okularë në rrjetet sociale tregojnë një burrë të veshur me një këmishë jeshile dhe një kostum lejla, që i ngjan një kostumi Joker.
Rreth dy orë para incidentit, Hattori vizitoi lagjen Shibuya të Tokios, një pikë kyçe për festat me kostum për të festuar Halloween, tha policia.
京王線火災(テロ?)警察・消防が次々きます pic.twitter.com/AexFUp2wbr
— しずくβ (@siz33) October 31, 2021
Nga 17 të plagosurit, një burrë rreth të 70-tave është në gjendje kritike pasi Hattori dyshohet se e goditi me thikë në gjoks teksa po udhëtonte me tren rreth orës 20:00.
I dyshuari gjithashtu dyshohet se i ka vënë zjarrin.
16 viktimat e tjera, duke përfshirë adoleshentë dhe njerëz rreth të 60-tave, pësuan lëndime të lehta.
Hattori i tha policisë se ishte penduar që nuk vrau askënd në sulm.
Ai tha gjithashtu se ka “dështuar” në biznes dhe se ka pasur probleme në marrëdhëniet me miqtë e tij.
Ngjarja ka ndodhur në një tren me 10 vagona, i cili po lëvizte për në Shinjuku, një stacion trafiku në qendër të Tokios, nga Hacioji në perëndim të kryeqytetit, duke shkaktuar panik tek pasagjerët që po përpiqeshin të arratiseshin nga xhamat e trenit.
京王線火災、後方車両の犯人逮捕後、前方で爆発音?が
煙が pic.twitter.com/vt0K2tLJnM— しずくβ (@siz33) October 31, 2021
Policia gjeti një thikë dhe disa shishe plastike në makinë, ku me siguri kishte karburant për të ndezje.
Pas incidentit, Ministria e Transportit u kërkoi të gjitha kompanive hekurudhore në Japoni të rrisin masat paraprake për të garantuar sigurinë. /tesheshi.com/