Situata e sigurisë është e qëndrueshme, por ajo dhe shumë të paparashikueshme – tha shefi i Shtabit të Ushtrisë serbe Milan Mojsiloviç për median në Beograd. Ai shtoi se ushtria e Serbisë është në kontakt të vazhdueshëm me njësitë e KFOR-it, si për pjesën veriore ashtu dhe për atë jugore të Kosovës.
Ai tha se ushtria serbe do të monitorojnë situatën në terren, por përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake në rajon.
“Përgjegjësia është e KFOR-it për të siguruar një gjendje të qëndrueshme në tërë territorin Kosovës”, tha Mojsiloviç.
Nga ana tjetër, duke komentuar situatën politike, ai tha se presidenti Vuçiç është për një zgjidhje paqësore të çështjes së Kosovës dhe Metohisë, pa marrë parasysh përfshirjen ushtarake në zgjidhjen e çështjes.
“Por unë si një ushtar nuk e përjashtoj këtë mundësi”, tha i pari i ushtrisë serbe.
Gjenerali Mojsiloviç vuri në dukje se përgjatë tërë vijës administrative ata kanë një ushtri të angazhuar në detyra.
Ai theksoi se Ushtria Serbe është e gatshme t’i përgjigjet çdo krize në rajon. /tesheshi.com/