Eurodeputeti i afërt me zhvillimet shqiptare Eduart Kukan, njëherësh i djathtë, tha se ndihej keq nga vendimi i opozitës për të braktisur mandatet.
“Iniciativa të tilla nuk kontribuojnë në situatën tashmë të tensionuar politike. Unë mendoj se politikanët në Shqipëri duhet t’u drejtohen institucioneve demokratike dhe mandateve që u janë dhënë nga qytetarët me më shumë përgjegjësi”, tha Kukan.
Ai, aktin ekstrem të opozitës, e lidhi direkt me negociatat, duke e konsideruar atë si një pengesë.
“Hapja e negociatave është diçka që shumica dërrmuese e shoqërisë shqiptare pret. Sipas mendimit tim, të gjithë politikanët shqiptarë duhet të punojnë 150% për t’u siguruar që vendi të mos humbasë mundësinë për të hapur negociatat e pranimit”, u shpreh diplomati i njohur, që është gjithashtu dhe eksponent i Partive Popullore Europiane, grupim ku aderon PD. /tesheshi.com/