Human Rights Watch, ka thënë se Mianmari po kryen krime kundër njerëzimit në fushatën e tyre kundër myslimanëve në shtetin Rakhine.
HRW i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që t’i vendosë sanksione shtesë dhe embargo armësh Mianmarit.
Një zëdhënës i qeverisë së Mianmarit ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka ende dëshmi për këtë, dhe se qeveria është e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut.
Mianmari, po ashtu ka hedhur poshtë akuzat e Kombeve të Bashkuara se forcat e tyre janë të përfshira në spastrim etnik kundër myslimanëve.
Ata thanë se forcat e tyre po luftojnë terroristët, që po sulmojnë policinë dhe ushtrinë, duke vrarë civilë dhe duke shkatërruar fshatra.
Fushata ushtarake ka zhvendosur 440 mijë refugjatë në Bangladesh. /tesheshi.com/