21-vjetori i vrasjes së ish-liderit dhjetorist Azem Hajdari është përkujtuar në një kontekst politik, gjë që ka detyruar kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi qëtë organizojë homazhe parlamentare në nder të ish-deputetit demokrat. Këto homazhe nisën që në 9.00 të mëngjesit, ku e para që vendosi lule te varri i tij te “Dëshmorët e Kombit”, aty ku prehet, qe e bija, Rudina Hajdari. Pas tij, aty rendi presidenti Meta, i cili i shtoi një dozë jo të vogël politike deklaratave të tij.
“Sot ishte një detyrim për të nisur ditën me nderimin e kujtimin e përjetshëm të Azem Hajdarit. Liderit të Lëvizjes Studentore, që soli pluralizmin. Ajo është lëvizja më e rëndësishme e vendit tonë. E vendosi vendin tonë në rrugën e duhur. Pluralizmit politike dhe zgjedhjeve te lira të ndershme që janë kollona e çdo sistemi politik dhe që duhen mbrojtur natë e ditë dhe me çdo çmim”, tha Meta.
Siç mund të vërehet, deklarata e tij përbën një tjetër goditje ndaj kreut të mazhorancës, pra me Azemin e ndjerë në sfond, ku Rama aludohet se Rama po vret pluralizmin pasi i qëndroi 30 Qershorit si zgjedhje edhe pa opozitën. /tesheshi.com/