Me 75 vota pro 7 kundër dhe dy abstenime, edhe pas tetë orë diskutimesh Kuvendi i Kosovës nuk ka kaluar amandamenti 24 që do t’i hapte rrugë themelimit të Dhomave të Specializuara, ose ndryshe Gjykatës Speciale.
Kanë munguar gjashtë vota për të marrë 2/3 e deputetëve.
Gjykata u votua me votim të hapur, pasi deputetët nuk e kanë votuar propozimin e deputetit Nait Hasani që ndryshimet kushtetuese të votohet në mënyrë të fshehtë.
60 deputetë kanë votuar kundër ndërsa 46 për.
Pas dështimit të themelimit të Speciales, u dëgjuan britmat dhe gëzimet nga deputetët e partive opozitar të cilët duartrokitën.
Pritet të ketë një tentim të ri nga qeveria për të votuar Specialen.
/tesheshi.com/