Ministri i Zhvillimit Ekonomik në qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka ka postuar një ndër historitë më të dhimbshme të luftës, pasuar pas shumë vitesh me një hapy and, ku personazhi kryesor, një vajzë drenicare e quajtur Besiana Musliu, arrin të rehabilitohet nga një djegie në moshën 2-vjeçare.
Ka qenë një television japonez ai që ka transmetuar një reportazh mbi Besianën, fatin e saj të dhimbshëm e më pas jo të tillë.
“Një ndër TV më kredibile në Japoni ka bërë një lajm për Kosovën, ku ka paraqitur, ndër të tjerash, edhe sfidat që ka kaluar Besiana Musliu.
Besiana ka qenë kolege e imja dhe vjen nga Skenderaj.
Gjatë luftës, shtëpia e saj është djegur, dhe si 2 vjeçare, ka parë tmerrin me sy duke pësuar djegie të rëndë. Me plagë të tilla, Besiana ka qëndruar për 3 muaj në Shqipëri, duke mos pasur mundësi të trajtohet.
Menjëherë pas luftës, nëna e Besianës, me dëshpërim kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët për të gjetur trajtim për Besjanen dhe, fatmirësisht, një organizatë Japoneze i del në ndihmë duke e dërguar me urgjencë në Tokyo.
Për 10 vite, Besjana kalon 15 operacione të ndryshme. Përveç që Qeveria Japoneze i del në ndihmë, ajo edhe mëson gjuhen japoneze në mënyrë perfekte dhe kultura e këtij vendi madhështor bëhet pjesë e jetës së Besjanës.
Tash Besjana është në Kosovë ku punon në kompaninë Hirano Mushroom LLC – Kosovo me investitorë pjesërisht nga Japonia dhe shërben si promovuese kryesore e mardhënjeve në mes të dy vendeve. Besjana, me forcën e saj, promovon në vazhdimësi Kosovën në Japoni dhe kulturen japoneze në Kosovë. Përveç që ka dhënë çdo gjë në jetë gjatë luftës, vazhdon të jep akoma 20 vite pas luftës”, shkruan ministri Lluka, duke ofruar reportazhin. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/tbsnews/videos/564041677436526/?t=231