Në 74-vjetorin e sulmit me bombë atomike mbi Hiroshima, kujtuar pak ditë më parë, historianët kanë analizuar rrethanat që i paraprinë përdorimit të parë dhe të vetmit deri më tani, të një arme atomike në historinë njerëzore.
Shkencëtarët amerikanë që punuan në krijimin e bombës atomike – i ashtuquajturi projekti “Manhattan” – e testuan me sukses atë në korrik 1945, pasi Gjermania kishte pranuar tashmë humbjen dy muaj më parë.
Deri në gusht 1945, edhe Japonia tashmë ishte duke humbur Luftën e Dytë Botërore, dhe ata, ashtu siç amerikanët, ishin në dijeni të këtij rezultati. Por pyetja ishte se sa e vështirë do ishte për Japoninë që të dorëzohej dhe sa kohë do zgjaste rezistenca e saj?
Në mes të korrikut, Presidenti amerikan Harry S. Truman u informua se një bombë atomike ishte testuar me sukses, e quajtur si “bomba e frikshme në historinë e botës”. Mijëra orë kërkime dhe zhvillime, si dhe miliarda dollarë u shpenzuan në prodhimin e saj, duke mos qenë vetëm një projekt kërkimor, por prodhimi i një arme të shkatërrimit në masë. Kështu që Truman duhej të merrte një vendim.
“Eshtë një përgjegjësi e tmerrshme që na ka kapur ne”, do shprehej ai.
Truman kishte katër mundësi:
1) Vazhdimi i bombardimeve konvencionale të qyteteve japoneze
2) Pushtimi i Japonisë
3) Demonstrimi i bombës në një ishull të pabanuar
4) Hedhja e saj në një qytet të populluar
Varianti i parë u tregua mjaft i pasuksesshëm, me japonezët kundërshtarë mjaft të ashpër. Shtetet e Bashkuara filluan të sulmonin me armë konvencionale qysh në vitin 1942, por sulmet më serioze filluan vetëm në mesin e vitit 1944. Sulmet ajrore midis prillit 1944 dhe gusht 1945 vranë rreth 330,000 japonezë dhe plagosën 473,000. Në mars, më shumë se 80,000 njerëz u vranë në një sulm ajror të vetëm në Tokio. Por ata nuk u dorëzuan, kështu që u konkludua në gusht se armët konvencionale nuk ishin efektive.
Shtetet e Bashkuara konsideruan nisjen e një pushtimi tradicional të tokës në ishujt japonezë, por përvoja tregoi që japonezët nuk u dorëzuan me lehtësi. Amerikanët menduan se ishin gati për sakrifica të mëdha. Beteja e Iwo Jima në 1945 vrau 6.200 ushtarë amerikanë. Më vonë atë vit, 13,000 ushtarë dhe marinarë amerikanë u vranë në Okinawa. Viktimat në Okinawa u ngjitën në 35 përqind – një në tre ushtarë amerikanë u plagosën ose u vranë. Truman kishte frikë – siç e tha ai – se Okinawa do i shfaqej në anën tjetër të Japonisë”. Vlerësimet e viktimave në një pushtim të tillë ishin në miliona ushtarë të vdekur dhe të plagosur amerikanë.
Opsioni i tretë ishte thjesht një demonstrim i bombës atomike që duhej të trembte japonezët, por druheshin dhe për rezultatin e kësaj, shtoi faktin që kishin vetëm dy bomba atomike, kështu që pyesnin veten nëse ia vlente të shpenzosh 50 përqind të një arme vetëm për demonstrim?
Në maj 1945, Truman formoi një Komitet të Përkohshëm, i cili do ta këshillonte atë për çështje që lidhen me përdorimin e energjisë dhe armëve bërthamore. Pas një debati të gjatë, Presidenti mori përfundimin historik të Komitetit: “Ne nuk mund të propozojmë ndonjë demonstrim teknik që mund t’i japë fund luftës. Ne nuk shohim ndonjë alternativë të pranueshme për përdorimin e drejtpërdrejtë ushtarak.”
Truman i ngarkoi një komitet këshilltarësh, të kryesuar nga Sekretari i Luftës Henry Stimson, të merrte në konsideratë nëse ata donin të përdorin bombën atomike në Japoni.
“Në atë kohë, kishte një konsensus të gjerë midis anëtarëve të bordit në mbështetje të vendimit për të hedhur bombën atomike mbi Japoninë. Stimson ishte shumë i vendosur në vendimin për të hedhur bombën,” tha Sam Rushay, një arkivist mbikëqyrës në Bibliotekën Presidenciale Harry S. Truman, për CNN.
Charles Maier, një profesor në Universitetin e Harvardit, mendon se Truman mund të kishte menduar ndryshe, por politika vendosi: “Do të ishte e vështirë t’i shpjegoje publikut amerikan pse lufta po zgjaste në një kohë kur bomba atomike ishte në dispozicion. Duket se do të ofronte një zgjidhje potencialisht magjike që do të kursente shumë jetë njerëzore ”.
Maier, i cili jep mësim për Luftën e Dytë Botërore në Harvard, tha se Japonia nuk ishte e gatshme të dorëzohej pa kushte dhe se kishte frikë se demonstrimi i fuqisë së bombës atomike nuk do të ishte i mjaftueshëm për të frikësuar japonezët. Konkretisht, kishte një plan për ta hedhur bombën në një zonë të pabanuar, por nën shikimin e armikut, i cili duhej të ishte paralajmëruar se SHBA kishin një armë vdekjeprurëse. U llogarit nëse kjo do të ishte e mjaftueshme për të detyruar japonezët të dorëzoheshin, me një grup shkencëtarësh dhe ndihmësin John McCloy në favor.
Ai gjithashtu shtoi se Truman dhe këshilltarët ushtarakë kishin frikë nga një ‘pushtim shumë i kushtueshëm i Japonisë’ dhe arsyeja ishte bilanci tragjik në Iwo Jima dhe Okinawa. Në këtë kohë, amerikanët kishin humbur rreth 420,000 trupa në luftën kundër japonezëve. Maier, nga ana tjetër, beson se “pilotët e vdekjes” kanë kontribuar në vendimin për të hedhur bombën.
Sulmet e pilotëve kamikazë sot janë të rralla, por në kohën kur ata vepronin ishin një armë e fuqishme psikologjike dhe amerikanët kishin bindjen se japonezët do të mobilizonin të gjithë vendin në mbrojtje të ishujve. Disa historianë besojnë se ky vendim u nxit dhe nga fakti i përfshirjes së Bashkimin Sovjetik në luftë – thotë Maier – duke shtuar se propaganda amerikane për përdorimin e bombës atomike ishte shumë e fortë.
Hiroshima ishte vetëm një nga katër objektivat e mundshëm, dhe Truman lejoi ushtrinë të vendosë se mbi cilin qytet do hidhej bomba. Ata zgjodhën Hiroshimën si një objektiv për shkak të rëndësisë së saj ushtarake. Nagasaki u bombardua disa ditë më vonë. Deri më tani, SHBA është vendi i vetëm që ka përdorur këta armë.
Rreth 70,000 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi fillestar, dhe shumë më tepër si rezultat i rrezatimit. Gjatë pesë viteve pasuese, shkalla e vdekjes arriti në gati 200,000, pasi kanceri dhe sëmundjet e tjera që lidhen me rrezatimin. Më 9 gusht, SHBA-të hodhën edhe bombën tjetër, këtë herë në Nagasaki. Ajo vrau 80,000 njerëz dhe Japonia nënshkroi një kapitullim të pakushtëzuar pesë ditë më vonë. /tesheshi.com/