Hiqet nga Kalaja e Lezhës, pllakata e Sulltan Sulejmanit, e kthyer në një burim debate. Pllakata është hequr me urdhër të Ministrisë së Kulturës me argumentin e restaurimit, pas dëmtimeve që iu bënë në sulmin e një ditë më parë nga persona të paidentifikuar.
Pas sulmit të disa ditëve më parë, keqbërësit e goditën pllakatën edhe mbrëmjen e së dielës, duke krijuar çarje në disa pjesë të saj. Pllakata u vendos në hyrje të Kalasë së Lezhës pas një vendimi që kishte marrë Ministria e
Kulturës. Vendosja e saj solli reagime të shumta kundër, nga qytetarë dhe historianë, që e cilësuan një osmanizim të historisë shqiptar. /tesheshi.com/