Një djalosh 11 vjeçar, La’Darious Wylie ndërroi jetë ndërsa ishte duke shpëtuar motrën e tij të vogël. Ai shtyu vogëlushen nga rruga e makinës, në mënyrë që automjetet të mos i merrnin jetën.
Djaloshi nga Karolina e Jugut ishte duke pritur autobusin për të shkuar në shkollë me motrën e tij shtatë vjeçare, kur para tyre u shfaq një makinë që ecte si e çmendur.
Djaloshi shtyu në mënyrë heroike të motrën, duke e larguar nga rreziku, por u përplas nga makina e radhës që erdhi, e cila i mori jetën më 28 tetor, për shkak të plagëve në trup.
Prindërit vendosën të dhurojnë organet e tij, në mënyrë që të mund të shpëtonin jetë të tjera njerëzish. Drejtuesi i automjetit, 57-vjeçari Michelle Johnson u arrestua nën akuzën e vrasjes dhe rrezikon deri në 25 vite burg./tesheshi.com/