Një ditë pas njoftimit të vendimit nga ana e autoriteteve saudite, për një Haxh vetëm me banorë të brendshëm të Mbretërisë, është thënë dhe numri se sa mund të jenë ata. Nga miliona, bëhet fjalë për një rënie në qindra.
Autoritetet njoftoi se numri i besimtarëve që do të marrin pjesë në pelegrinazhin e këtij viti në Mekë do të kufizohet në rreth 1.000, në mënyrë pra që të parandalohet përhapja e virusit në masë.
Besimtarëve nga vendet e tjera do të ndalohet të vijnë në Haxh këtë vit, ndërsa ata që marrin pjesë në pelegrinazh do të duhet të plotësojnë kritere të rrepta shëndetësore.
Çdokush mbi moshën 65 vjeç nuk do të lejohet të marrë pjesë, sipas kritereve.
Një ditë më parë, u njoftua se vetëm besimtarët që jetojnë në Arabinë Saudite do të jenë në gjendje të marrin pjesë në pelegrinazh.
Më shumë se 161,000 të infektuara nga virusi janë regjistruar në Arabinë Saudite, ndërsa numri i vdekjeve ka tejkaluar 1.300.
Në dy javët e fundit, ka pasur një rritje të konsiderueshme të numrit të pacientëve.
Më shumë se 2 milion njerëz bëjnë pelegrinazh vjetor në qytetin e shenjtë të Mekës çdo vit, dhe shumë prej tyre udhëtojnë nga larg.
Haxhi, një detyrim që duhet të përmbushet nga të gjithë muslimanët, të paktën një herë në jetë, paraqet një burim të madh të mundshëm të infeksionit, sepse miliona pelegrinë mblidhen në të në vendet e mbipopulluara fetare.
Nga ana tjetër, një Haxh i reduktuar nga mijëra në qindra, do të jetë një humbje e madhe e të ardhurave për mbretërinë. /tesheshi.com/