Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Hasan Prishtina”: t`i ofron të gjitha, veç cilësisë!

by te Sheshi
01/10/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 7 mins read
A A
“Hasan Prishtina”: t`i ofron të gjitha, veç cilësisë!

Nga Shkëlzen Rrecaj

Edhe ky vit akademik për universitetin “Hasan Prishtina” nuk pritet të jetë diçka më ndryshe. Problemet e bartura nga vitet e kaluara pritet ta përcjellin edhe këtë vit. I cilësuar me vite si tempulli i dijes në Kosovë, ky institucion ka hyrë në rrugë qorre, nga e cila nuk po gjen dalje.

Skandalet e shumta që e kanë përfshirë atë ia kanë dëmtuar goxha rëndë imazhin e tij, ç’gjë ka ndikuar në humbjen e besimit në gjithë sistemin arsimor publik. Fjala është për rritjen e “profesorëve mashtrues”, që karrierën e tyre akademike dhe  avancimin shkencor brenda Universitetit e kanë ndërtuar mbi logjikën e manipulimit, mashtrimit, korrupsionit dhe devalvimit.

Një hulumtim i kryer së voni tregoi se si kjo armatë “profesorësh” kishte arritur që të ofronte dëshmi të rreme për avancim të brendshëm brenda institucionit, nga një revistë pa cilësi që publikohet në shtetin e Indisë, vetëm sa për të plotësuar kriterin statutor të Universitetit, kriter ky që parasheh publikimin e pesë punimeve në revista shkencore ndërkombëtare për përfitimin e titullit të profesorit të rregullt.

“Hasan Prishtina” goditje të forta ka marrë po ashtu edhe nga vetë politika. Ajo universitetin e vetëm publik e ka shndërruar në një bazë prej nga mëton të mobilizojë konstituencën e vetë duke e shfrytëzuar atë për qëllime elektorale.

Tempulli i dijës më vite të tëra ka funksionuar nën një rreth vicioz mes politikës e arsimit të lartë. Përderisa UP-ja është shfrytëzuar si bazë për lansimin në politikë të shumë politikanëve aktual, edhe politika në këmbim, e ka shfrytëzuar universitetin për t’u veshur nën petkun e akademikut, duke tentuar që të përfitojë kredibilitet në sy të opinionit. Sot, të jesh staf akademik në UP, duhet medoemos të jesh argat i politikës dhe të zhvishesh nga çdo atribut akademik dhe profesional.

Në Kosovë, arsimi ka qenë një nga temat e debatuara në kushtet e shtimit të numrit të universiteteve private, për të cilat kritikët thonë se kanë ulur ndjeshëm cilësinë e mësimdhënies dhe të studimit. Ministri Arsim Bajrami në njërën prej paraqitjeve të tij televizive pati deklaruar se është i pakënaqur me trendin, se në universitet nuk ka kurrfarë përmirësimi dhe se universiteti nuk po e zhvillon komponentën kryesore – cilësinë, e cila, sipas tij, nuk është çështje administrative. Ai po ashtu ishte shprehur se ai do ta vërente rritjen e cilësisë po që se rektori do t’i  stimulonte dekanët që të punojnë më shumë me mësimdhënësit në mënyrë që ata të japin ligjërata me cilësore.

E për këto deklaratë dhe shumë të tjera, përmes një letre të hapur, kishte reaguar rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, i cili ndër të tjera kishte thënë se: “Ju jeni ministër në një shtet ku, përveç politikës zyrtare, ka edhe “politika” të tjera, partiake, personale, grupore e klanore, prandaj edhe nuk është lehtë të mos ndikohesh prej tyre. Po shoh se qenkeni i pakënaqur, gati i zhgënjyer, me menaxhimin në Universitet dhe se bëni thirrje për zbutje standardesh e qëndrimesh, fleksibilitet, e të ngjashme, edhe pse 15 vjet na shkuan me zbutje e fleksibilitet, që rezultoi me katandisjen e Universitetit në vendin e 4060-të në rang-listat botërore.”

Rinor Qehaja

Njohësi i çështjeve të  arsimit, Rinor Qehaja, i cili është edhe drejtor në Institutin për Studime dhe Edukim në “EdGuard” për portalin tesheshi.com, tha se është fakti i pranuar që gjendja në Universitetin e Prishtinës është jo e mirë. “Është për keqardhje degradimi që i ka ndodhur këtij institucioni, aq sa çfarëdo intervenimi duket i pashpresë. Institucionit i mungon tërësisht kualiteti, ajo çfarë ju ofrohet studentëve është në shpërputhje me tregun dhe largësitë akademike. Derisa mungon cilësia në mes vetë akademikëve, atëherë është e pakuptimtë të fajësosh këdo tjetër për situatën në universitet. Cilësia në arsimin e lartë në Kosovë është shumë e kontestueshme. Nuk mund të përgjithësoj me këtë ngecje, mirëpo është shqetësuese ajo se çka dhe si servohet si dije në universitet. Kjo mangësi në masë të madhe është produkt i vetë institucioneve që kanë çfarëdo shqetësimi tjetër përveç ngritjes së cilësisë. E keqja është që si rezultat i kësaj situate kemi studentë të diplomuar tërësisht të paditur dhe të papërgatitur për profesionin e tyre. Kjo ka ndikim të drejtpërdrejt edhe në treg të punës, studentë të papërgatitur që nuk mund të ofrojnë asnjë vlertë të shtuar tregut,” ka theksuar z. Qehaja.

Sipas tij, shkaqet që pengojnë ngritjen e cilësisë në universitetin publik shkojnë prej atyre politike deri te ato akademike: “Mungon një vullnet i mirë politik për të prioritizuar arsimin e lartë, jo domosdoshmërisht investime, por një fokus i sinqertë për fillim të ndryshim. Një mekanizëm i mirëfilltë dhe kredibil i mbikëqyrjes së cilësisë pa dallim për të gjithë institucionet arsimit të lartë. Fokusi i qeverisë vazhdon të jetë numri i studentëve të pranuarve, dhe jo te ajo se çfarë ofrohet atyre. Kjo ngritje e pamatur e numrit të studentëve ka shkaktuar një disbalancë të theksueshëm me kërkesën e tregut dhe rrjedhimisht kemi studentë të diplomuar me pamundësi për të gjetur punë. Kur kësaj i shtohet jokompetenca e njerëzve të thirrur me tituj akademik të cilët janë ata që dizajnojnë dhe implementojnë programe dhe kurrikula të tëra, duke u thirrur në ngritje të cilësisë,” deklaroi ai për tesheshi.com.

Nuk sheh gjë pozitive edhe kur është fjala për kolegjet private. Z. Qehaja e konsideron fatkeqësi rritjen e numrit të kolegjeve private ndër vite të cilat nuk kanë qenë garantues të përmirësimit substancial të cilësisë. Megjithëse, ai nuk pajtohet me idenë se ‘publiku’ është më cilësor se ‘privati’: “Ende ekziston ideja që domosdoshmërisht publiku ofron më shumë cilësi, përkundrazi, në mendimin tim, ka shumë kolegje private që ofrojnë më shumë kualitet se publiku. Deri sa të ekzistojë kjo mendësi, edhe brenda vetë institucioneve qeverisëse, atëherë çfarëdo tendence e kolegjeve private për ndryshim është e pamjaftueshme.”

Sa i takon përmirësimit të gjendjes në arsimin universitar, z. Qehaja nuk është shumë optimist. Sipas tij përmirësimi i cilësisë në UP është proces i vështirë, kryesisht për shkak të problemeve të akumuluara ndër vite.

Ai konsideron se rehatia e hasur gjithandej stafit menaxhues dhe atij akademik në UP, të cilët nuk ndihet të sfiduar dhe si rrjedhojë janë jo aktiv akademikisht është armiku kryesor i përmirësimit të gjendjes. “Një ndryshim  i mirëfilltë në cilësi mund të vije prej një vullneti të mirë gjithandej universitetit. Pikënisja duhet të jetë investimi në studentë. Suksesi i një universiteti matet me suksesin e studentëve, të gjitha aktivitet duhet të kenë prioritet studentët dhe jo e kundërta. Kjo përshinë, mbi të gjitha, kualitetin e ofruar përmbajtësisht gjatë procesit të ligjërimit.”, konkludon ai për portalin tonë.

12041968_10153643881796950_1762835542_n (1)Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve të arsimit Jusuf Thaçi, i cili është menaxher i projektit “ATOMI”, për portalin tesheshi.com deklaroi se “Të gjitha të dhënat dhe analizat objektive na shpijnë te konstatimi që cilësia e studimeve në UP është në nivel shumë të ulët.”

Ndërsa për punën e rektorit ai u shpreh: “Konsideroj që rektori aktual i UP-së, për shkak të rrethanave e zhvillimeve në UP, ende nuk ka pasur kohë e hapësirë për t’u marrë me problemet reale që e kanë degraduar cilësinë e studimeve në UP, përveç që ka stopuar disa procese të dëmshme për UP-në. Andaj, gjykoj që është herët për të dhënë një vlerësim final për efektet e punës së rektorit n ngritjen e cilësisë së studimeve në UP.”

Arsim cilësor në Kosovë nuk ka në asnjë nivel (me ndonjë përjashtim). Politika mund të jetë ndër shkaktarët kryesorë për degradimin e cilësisë së arsimit në Kosovë, por përgjegjësinë dhe fajin për një gjendje të tillë në arsimin e Kosovës e mbajmë të gjithë si shoqëri, theksoi ai për tesheshi.com.

Sipas tij hapja e institucioneve private të arsimit të lartë (IPAL), në vetvete, as nuk e rritë e as nuk e ulë cilësinë në arsimin e lartë. Megjithatë, hapja e IPAL, do duhej të ndikonte që të rritej konkurrenca në arsimin e lartë dhe rrjedhimisht të rritej edhe cilësia. Mirëpo, për fat të keq, pjesa dërrmuese e IPAL kanë për qëllim të vetëm dhe final realizimin e fitimit dhe nuk kanë investuar fare në ngritjen e cilësisë së studimeve. Kjo ju ka krijuar komoditet edhe institucioneve publike të arsimit të lartë, duke mos pasur konkurrencë, dhe për pasojë cilësia mbetet e pandryshuar, pra në nivel shumë të pakënaqshëm.

Sa i përket gjendjes në UP, z. Thaçi mendon se gjendja mund të përmirësohet vetëm me masa radikale. “Mendoj që gjendja në UP mund të përmirësohet vetëm me masa radikale e jo me masa administrative e masa ad-hoke. Kësisoj, UP-ja do duhej të shpallte moratorium dhe të mos pranonte studentë të rinj së paku për tri vite. Në ndërkohë, gjatë kësaj periudhe  do duhej të verifikonte titujt shkencorë e akademikë për të gjithë personelin akademik, edhe në aspektin formal e edhe në aspektin përmbajtjesor, me kritere e standarde të pranueshme ndërkombëtare. Pastaj do duhej të largoheshin të gjithë ata që nuk i plotësojnë kushtet për të qenë profesorë universitarë dhe puna e universitetit të rifillonte vetëm me atë pjesë të stafit akademik që i plotëson këto kushte,” është shprehur ai për portalin tonë.

 

dukagjin pupovci

Në një intervistë të mëhershme për portalin tesheshi.com, edhe eksperti i arsimit, prof. Dukagjin Pupovci ishte shprehur se fajin kryesor për dështimin e universitetit publik ia kishte adresuar politikës: “Ndërhyrjet politike i kanë shkaktuar dhe po i shkaktojnë dëm të madh sistemit të arsimit. Në nivelin parauniversitar ky ndikim manifestohet në formë të tendencës për t’i emëruar drejtorët partiakë dhe për t’i shfrytëzuar vendet e lira të punës për akomodimin e militantëve partiakë.”

Në arsimin e lartë, ndikimi politik është shfrytëzuar shpesh për t’i instaluar në njësi akademike njerëzit e afërt me grupacionet e caktuara politike, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë larg nga standardet akademike. Një gjë është e sigurt se universiteti publik do të vazhdojë të lëngojë në këtë gjendje përderisa nuk çlirohet nga politika. Se a do të jetë jetë në gjendje që rektori Zejnullahu ta realizojë premtimin e tij mbetet të shihet, edhe pse një fjalë e urtë thotë: Dita e mirë shihet në mëngjes. /tesheshi.com/

 

 

 

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Next Post
FOTO/Krokodili më i madh në botë ndodhet në Melbourne dhe peshon…

FOTO/Krokodili më i madh në botë ndodhet në Melbourne dhe peshon...

Bëhen rastësisht të famshëm: bashkëshortët fotografohen në stuhi

Bëhen rastësisht të famshëm: bashkëshortët fotografohen në stuhi

Ali Ishsever, kosovari që  ndihmonte emigrantët shqiptarë në Turqi

Ali Ishsever, kosovari që ndihmonte emigrantët shqiptarë në Turqi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.