Kryeministri Haradinaj e tha dhe njëherë qartazi e në një mënyrë më foklorike se sa politike, se nuk do ta heqë taksën ndaj Serbisë.
I ndodhur në një homazh në Memorialin e Gllogjanit, Haradinaj e lidhi përbetimin e tij pikërisht me këtë vend.
“Shpresoj më dëgjuat shumë mirë. Po e shihni ku kam ardhur për ta thënë. Sa të jem unë kryetar qeverie taksa nuk hiqet”, ka thënë Haradinaj.
Shefi i qeverisë së Prishtinës po përballet këto kohë edhe me një presion amerikan për heqjen e taksës, e gjithashtu edhe vendas, duke patur parasysh thirrjet e Thaçit e Veselit, dukemos pranuar as pezullimin 120-ditor propozuar nga ky i fundit. /tesheshi.com/