Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ndodhur në një pozitë të vështirë me amerikanët, për shkak se këta të fundit i kërkojnë këmbëngulësisht heqjen e taksës ndaj Serbisë, ka tentuar “t’i marrë me të mirë”, e kjo duke iu shtruar një “mëngjes lutjesh”.
Një mëngjes i lutjeve me miqtë e çmuar, delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, me praninë edhe të shumë personaliteteve nga Shqiperia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia. Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë!”, shkruan Haradinaj në rrjete duke e shoqëruar me foton përkatëse.
Edhe një ditë më parë, gjatë ceremonive për 11-vjetorin e Pavarësisë, Haradinaj çmoi miqësinë me SHBA, por pa lëvizur aspak nga pozicioni i tij për mosheqjen apo pezullimit të taksës. /tesheshi.com/