Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së lëshoi deklaratën e trishtë sipas së cilës Halepi në Siri është shndërruar në kasaphanë.
“Bombardimet në Halepin Lindor nuk janë thjesht fakte të një tragjedie, ato përbëjnë krime me rëndësi historike. Nëse këto akte janë kryer me vetëdije të plotë në kuadër të një sulmi në formë hakmarrjeje drejtuar kundër civilëve, përbëjnë krime kundër njerëzimit”, theksoi Zeid Raad al-Hussein në hapje të një sesioni të posaçëm që erdhi pas një kërkese të 16 shteteve, duke përfshirë SHBA-në, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Francën, pikërisht me në qendër atë që po ndodh në Siri. /tesheshi.com/