Komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn ka deklaruar se zgjedhjet e 5 qershorit do ta kthejnë Maqedoninë në rrugën më të mirë drejtë anëtarësimit në BE. Me këtë Maqedonia do të kthehet në agjendën e Brukselit ku do të fillohen negociatat për anëtarësim në BE. Këto komente Hahn i ka bërë gjatë takimit që ka pasur në Durrës të Shqipërisë me shefin e diplomacisë maqedonase, Nikolla Popovski.
Në kuadrin e e konferencës për Ballkanin Perëndimor kumtojnë nga MPJ e Maqedonisë, se Popovski ka pasur takim edhe me sekretarin shtetëror për Çështje Europiane të Francës, Arlem Dezir, i cili pas bisedave me shefin e diplomacisë maqedonase në rrjetin social Tvviter ka shkruar se Parisi e mbështet realizimin e marrëveshjes së Përzhinos si element qenësor për afrimin e Maqedonisë drejtë BE-së.
Takime dy palëshe në Durrës, Popovski ka pasur edhe me Ministrin e punëve të jastshme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Igor Cërnadak, me sekretarin e përgjithshëm të këshillit rajonal për bashkëpunim, Goran Svillanoviç, me nënskreteratin e MPJ-së së Italisë, Vinçenzo Amendola dhe Ministrin e Punëve të jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Ministrat e Punëve të Jashtme të gjashtë vendeve ballkanike dhe Republikës së Çekisë si kryesuese e grupit të Vishegradit me komesarin Johannes Hahn, sot në mbledhje në Durrës kanë biseduar për konferencën e Parisit, e cila duhet të mbahet më 4 korrik të këti viti. Popovski në konferencë ka porositur se integrimi mes vendeve ballkanike duhet të shkon “Dorë më dorë” drejtë integrimit të BE./tesheshi.com/