Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, i cili ndodhet në Hungaria me azil politik, thotë se ai e la vendin e tij si një njeri i lirë dhe tani është një njeri i lirë.
Në intervistën e parë me mediat e huaja nga marrja e azilit, Gruevski në një intervistë për TV Pink tha se nuk ishte një i arratisur nga drejtësia, porse nga atdheu u largua për shkak të aktakuzës padrejtë me prapavijë politike, e që do e çonte atë në burg.
Aktakuza kundër tij, thotë ai, është politikisht e motivuar dhe nuk ka të bëjë me krimin, dhe se jeta e tij ishte gjithashtu e rrezikuar.
Duke folur për situatën aktuale politike në Maqedoni, ai ceku elementin shqiptar që tashmë ka fituar të drejtën e dygjuhësssë.
“Historikisht, Ballkani ka qenë gjithmonë ‘fuçi baruti’, por nuk kam asgjë kundër shqiptarëve. Ndoshta përmes historisë, dhe ata kishin viktimat e tyre, megjithatë, ideja për të treguar se ata ishin më të shumtë se maqedonasit në Maqedoni është një gabim historik”, tha Gruevski. /tesheshi.com/