Angelica Gaitan, 46 vjeçe, u zhduk dy vjet më parë. Askush nuk mund ta kishte imagjinuar që më 26 shtator, pothuajse në mënyrë të pavetëdijshme, peshkatarët do ta gjenin atë duke lundruar në det rreth një kilometër e gjysmë larg brigjeve të Porto Kolumbisë.
E rraskapitur dhe me shenja hipotermie, ajo u shpëtua nga peshkatari Rolando Visbal. Ai i foli asaj fillimisht në spanjisht dhe më pas në anglisht, duke mos ditur nëse ajo mund ta kuptonte.
Policia po heton se çfarë bëri ajo në dy vitet e mëparshme dhe si përfundoi në det.
Videoja e publikuar tregon Visbal dhe shokun e tij Gustavo duke u afruar drejt gruas me anijen e tyre.
Në fillim ata menduan se kishte një lloj trungu në ujë, dhe pastaj e kuptuan se bëhej fjalë për një shpirt njerëzor në telashe. Ata e tërhoqën atë drejt anijes me ndihmën e një litari të lidhur në një rrip shpëtimi që më parë ia kishin hedhur asaj. Visbal mezi arrin ta nxjerrë nga uji dhe ta ngrejë në varkë. Ai e qetëson atë dhe i jep ujë për të pirë, por ajo qan.
Thuhet se ajo ka ndenjur në det për rreth tetë orë. Ndërkohë, media lokale gjurmoi familjen e saj. Vajza Alejandra Castiblanco deklaroi se ajo nuk e dinte se ku ishte nëna e saj për dy vjet, por ajo hodhi poshtë pretendimet se donte të vriste veten për shkak të një marrëdhënieje të dështuar ose për shkak se u sulmua nga ish-i dashuri i saj.
Castiblanco dhe motra e saj po mbledhin para për të sjellë nënën e tyre në Bogota, ku ata jetojnë, dhe shpresojnë se “familja do të kujdeset për të”.
Por media të tjera raportuan se Angelica kishte qenë në një lidhje problematike për 20 vjet.
“Abuzimi filloi së pari gjatë shtatzënisë, ai më rrahu. Gjatë shtatzënisë së dytë, ngacmimi vazhdoi dhe unë nuk mund të largohesha prej tij sepse vajzat ishin të vogla. Unë e raportova atë në polici disa herë, por dhuna vazhdoi. Vendosa të largohem pas sulmit brutal. Në shtator 2018 ai u përpoq të më vriste. Falënderoj Zotin, arrita të shpëtoj!”, rrëfeu ajo.
Ajo shton se jetoi për 6 muaj në Barranquilla ku përfundoi në një strehë për të pastrehë. Ajo kërkoi ndihmë, por shpejt u depresionua.
“Nuk doja të jetoja më. Një grua më huazoi para për një biletë dhe unë hipa në një autobus drejt detit. Më kujtohet që isha në breg, isha vetëm dhe vendosa të hidhesha në ujë. E lashë atë të më mbante duke shpresuar se makthi do të mbarojë së shpejti, ”tha ajo.
Ajo pastaj humbi ndjenjat.
Mbi të gjitha, ajo është e lumtur që ka mbijetuar.
“Falënderoj Zotin që jam gjallë, ai më dërgoi ekipet e shpëtimit. Ata më kthyen në jetë dhe më çuan në spital ku marr ndihmën e nevojshme,” përfundoi ajo. /tesheshi.com/