Nuk ka më dilema për të ardhmen e afërt të sulmuesit francez të Atletikos së Madridit.
Sipas së përditshmes sportive spanjolle Marca, Antoine Griezmann ka nënshkruar një zgjatje kontrate me Atletikon që parashikon qëndrimin e tij në Madrid gjer në vitin 2022.
Kjo është zgjatja e tretë e kontratës për të që nga 2014-ta, viti kur la Sociedadin dhe iu bashkua Atletikos së Madridit.
Klauzola për largimin e tij do të ishte fillimisht 65 milionë euro, për të shkuar më pas në 80 e në 100 milionë euro.
Zgjatja e kontratës vjen pas shumë javësh spekulime, që flisnin për një kalim të Griezmann-it te Mançester Junajtedi; një mundësi lëvizjeje e cila nuk qe mohuar as nga vetë lojtari.
Bllokimi përfundimtar i transferimeve për Atletikon do të sillte një deklarim besnikërie të sulmuesit francez për klubin ku ai luan prej tre sezonesh.
Griezmann vendosi kështu të qëndrojë te Atletiko e Madridit. /tesheshi.com/