Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi zonën pranë Dodekanezit mbrëmë në orën 23:17 sipas kohës lokale, ose 18 kilometra nga ishulli i Rodosit, në një thellësi prej 68 kilometrash.
U lëshua gjithashtu një paralajmërim për një cunami të mundshëm. Dëshmitarët që folën në platformën e EMSC e përshkruan tërmetin si jashtëzakonisht të fortë.
“Ishte i shkurtër, por u drodh shumë. Më zgjoi nga gjumi”, tha një nga vendasit, ndërsa një tjetër tha se “e gjithë dhoma u drodh, u shokova”.
Pothuajse në të njëjtën kohë, një tërmet me magnitudë 5.8 ballë goditi qytetin bregdetar turk të Marmarisit, duke plagosur të paktën shtatë persona.
Sipas guvernatorit Idris Akbiyik, disa njerëz u hodhën nga dritaret dhe ballkonet në panik.
Hiç durmadan bir yerler sallanıyor.
Allahım sen herkesin yardımcısı ol.Çok geçmiş olsun.#marmaris #muğla #deprem #sallandık pic.twitter.com/wDKHtiw5h5
— Seyran Demir (@SeyranErcan3) June 3, 2025
Nuk pati dëme të mëdha në ndërtesa, por fatkeqësia natyrore la pasoja të tmerrshme – një vajzë 14-vjeçare që u shtrua në spital për një atak paniku vdiq menjëherë pasi mbërriti aty.
Guvernatori tha se gjithsej 69 persona u plagosën pasi u hodhën nga shtëpitë e tyre gjatë tërmetit.
Lëkundjet u ndjenë në të gjithë Greqinë jugore, Turqinë perëndimore dhe përgjatë bregdetit të Egjeut.
Të gjitha shërbimet përkatëse janë në gatishmëri për më shumë lëkundje të mundshme.
Turqia dihet se ndodhet në një zonë sizmikisht aktive ku tërmetet ndodhin shpesh. Kujtojmë se në vitin 2023, një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë, duke vrarë 53,000 njerëz në vend, ndërsa 6,000 njerëz vdiqën në Siri. /tesheshi.com/