Nuk është hera e parë që në Greqi, flakët mbërrijnë deri në plazhe, duke detyruar pushuesit që të futen në det për të shpëtuar prej tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Lesbos, në plazhin e Vateras, ku flakët arritën në det. Disa pushues kërkuan ndihmë nga Roja Bregdetare.
Ata mbetën të bllokuar në plazh dhe të rrethuar nga flakët, duke mos pasur rrugë shpëtimi.
Të gjithë u transferuan në portin e Plomarit.
Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme të plazhit të Vateras, si dhe në restorante e banesa. /tesheshi.com/