Policia greke arrestoi 4 shqiptarë dhe një maqedonas, të dyshuar se shpërndanin drogë në ishullin e Mykonos
Sipas policisë lokale, të arrestuarit orej disa kohësh ishin nën hetim dhe survejoheshin për veprimtarinë kriminale.
Pas kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre u sekuestruan sasi të vogla droge si dhe shuma parash në monedha të ndryshme.
Policia sekuestroi 21 gramë kokainë dhe 70 gr kanabis, një peshore precizioni, një numër i madh qesesh plastike që përdoren për ambalazhimin e dozave të narkotikëve, si dhe katër telefona celularë.
Gjithashtu u sekuestruan edhe 17.045 euro, 1.440 dollarë amerikanë, 1.295 dollarë australianë. /tesheshi.com/