I dërguari Grenell kundërshtoi EU Observer në lidhje me atë që SHBA nuk e përjashtojnë shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje mes tyre, referuar një interviste të të dërguarit tjetër të SHBA, Metthew Palmer.
”Lajm i rremë. Dhe, ju as që keni telefonuar apo shkruar për të pyetur. Unë jam për atë që pajtohen palët – jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, shkroi Grenell.
Në fakt, në debatin mbi shkëmbimin e territoreve, është aluduar se SHBA e marrin në konsideratë dhe këtë tezë, gjithnjë në funksion të një marrëveshjeje. /tesheshi.com/