Të paktën 11 civilë janë vrarë në një sulm ajror të NATO-s në Herat, Afganistanin perëndimor.
Kryetari i Këshillit Provincial Herat, Mahdi Hadid konfirmoi se sulmi ndaj një automjeti civil ishte kryer nga një dron i NATO-s.
Hadid theksoi se në mesin e të vdekurve kishte tetë fëmijë.
Jeylani Farhad, një zëdhënës i Zyrës së Guvernatorit të Herat, tha se tre talebanë u vranë në sulm dhe është nisur një hetim për vrasjen e civilëve.
“Sulmi u krye ndërsa viktimat po udhëtonin për në shtëpi. Ata u goditën ndërsa ishin në një automjet pa anëtarët e organizatës terroriste”, tha Ali Can, një i afërm i viktimave të sulmit. /tesheshi.com/