Presidenti Erdogan paralajmëroi një operacion ushtarak në Idlib, aty ku po shënohet një tjetër vatër e nxehtë lufte e njëhere tragjedish njerëzore në Siri.
Udhëheqësi turk paralajmëroi se operacioni ushtarak i vendit të tij në Siri është “çështje kohe”.
E gjitha sipas tij, nëse Damasku zyrtar nuk tërheq forcat e tij pas pozicioneve ushtarake turke.
“Operacioni në Idlib është i pashmangshëm. Koha për të po llogaritet dhe ne i dërgojmë paralajmërimet e fundit,” tha Erdogan.
Duke folur para parlamentarëve të partisë së tij AKP, Erdogan theksoi se Turqia është e vendosur ta bëjë Idlibin një “zonë të sigurt” “pa marrë parasysh koston” edhe pse bisedimet me Rusinë që mbështesin presidentin sirian Bashar al-Asad vazhdojnë. /tesheshi.com/