Për takimin e konfirmuar e të pritshëm tashmes mes Trump dhe Putin më 16 korrik në Helsinki, është deklaruar dhe ish-presideti rus Mikhail Gorbaçov, njeriu që afro tre dekada më parë do takohej pikërisht në kryeqytetin finlandez, me presidetin amerikan Bush. Prej atij takimi, erdhën më pas dhe ndryshime historike.
Ndaj, Gorbaçov tha se në qoftë se Vladimir Putin dhe Donald Trump do gjejnë mënyra për të bashkëpunuar, takimi i tyre do të mund të shkruhet në histori si një moment i madh.
Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin tha të premten se presidenti Putin dhe Donald Trump, do të diskutojnë një numër çështjesh komplekse.
I pyetur për orarin gjatë takimit, Peskov tha se ishte shumë herët për të folur për këtë, por po punuar edhe për atë.
Peskov thotë se kryeqyteti i Finlandës është zgjedhur për vendndodhjen e samitit të ardhshëm të dy presidentëve për arsye logjistike. Ai tha se Putin dhe Tramp do të flisnin në mënyrë gjithëpërfshirëse për Sirinë.
CNN dje njoftoi se Trump shpreson të arrijë një marrëveshje me Putinin, e cila do të lejojë që ai të tërheqë shpejt trupat amerikane nga Siria.
“Unë nuk e di se ku është bazuar CNN dhe nëse ka vërtetë diçka prapa këtij raportimi. Por nuk ka dyshim se do të jetë bisede zgjeruar tërësisht”, tha Peskov.
Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë më herët konfirmuan, në deklarata të sinkronizuara, se Trump dhe Putin do të takohen më 16 korrik në Helsinki.
Trump u tha gazetarëve se Putin do të diskutojë luftën në Siri dhe situatën në Ukrainë.
Presidenti amerikan tashmë ka theksuar se ai dëshiron marrëdhënie më të mira me Rusinë, ndërsa me Putinin ai u takua për herë të fundit në magjistarët e Samitit Azi-Paqësor në Vietnam, nëntorin e kaluar. /teshesh.com/