Një aksident i rëndë, për fat pa viktima, ndodhi në afërsi të stacionit hekurudhor të Golemit.
Treni i linjës Durrës – Elbasan morri përpara një automjet që po kalonte mbi shina duke e shtyrë rreth 100 metra në frenim e sipër deri në ndaljen e plotë.
Në automjet ndodhej një familje, në të cilën dhe katër fëmijë, që kanë pësuar lëndime të lehta fizike, por traumë të rëndë psikologjike nga ato pak minuta tmerri dhe balafaqim me vdekjen.
Paraprakisht mendohet se shkak ka qenë nxitimi i drejtuesit të automjtetit, që në vetëbesim të tepruar ka tentuar të kalojë shinat para se ta mbërrijë treni, edhe pse e ka parë atë duke u afruar. Shpejtësia e ulët e tij e ka çuar në iluzionin se mund të kalonte pa problem, por po kjo shpejtësi e ulët ka bërë që jeta e familjes të vazhdon. /tesheshi.com/