Gjykata e Lartë e Indisë ka udhëzuar qeverinë që të kërkojë ndihmë nga jashtë për të rregulluar atë që përshkruhet si një ndryshim shqetësues i ngjyrës së Taj Mahal-it, një nga mrekullitë e botës që vjen nga tradita dhe monumentalizmi islam.
Gjykatësit akuzuan qeverinë se nuk po e shfrytëzon ekspertizën dhe s’po ndërhyn për të ndryshuar situatën.
Gjykata tha se maozeleumi i famshëm, e ndërtuar në shekullin e 17-të prej mermeri i bardhë dhe materiale të tjera, ishte kthyer në të verdhë dhe tani po kthehej në ngjyrë kafe dhe të gjelbër.
Ndotja, ndërtimi dhe defekimi i insekteve thuhet të jenë ndër shkaqet e transformimit të ngjyrës.
Gjyqtarët Madan Lokur dhe Deepak Gupta shqyrtuan fotografitë e objektit të paraqitur nga ambientalistët dhe urdhëruan qeverinë të kërkojë ekspertizë brenda dhe jashtë Indisë.
Qeveria ka mbyllur mijëra fabrika pranë Taj Mahal-it, por aktivistët thonë se mermeri i saj sërish po humbet shkëlqimin e saj.
Kanalizimi në lumin Yamuna tij tërheq insektet që nxjerrin mbeturinat mbi muret e objektit duke i njollosur ato.
Taj Mahal u ndërtua nga perandori Mughal Shah Jahan në qytetin e Agra dhe tani është një nga atraksionet kryesore turistike në botë, duke tërhequr deri në 70,000 njerëz çdo ditë. /tesheshi.com/