Tenisti serb Novak Gjokoviç pësoi një nga humbjet më të dhimbshme në karrierën e tij.
Raketa e parë në botë u mund në Vjenë nga italiani Lorenzo Sonega me 6: 2, 6: 1.
Por, vuajtja e tij u përqëndrua më tepër te vdekja e Metropolitit Amfilohije, i cili u shua një ditë më parë nga COVID-i.
“Shumë i trishtuar që për Ortodoksinë. Amfilohije ishte një luftëtar i madh për Ortodoksinë, ishte një ylli kryesor për Kishën Ortodokse Serbe dhe popullin serb në Mal të Zi. Unë pata nderin ta takoja dhe të kaloja ca kohë me të dhe të ndieja atë energji të pabesueshme, të cilën ai e posedonte.
Edhe pse ai nuk është më fizikisht mes nesh, ai do të jetë mes nesh shpirtërisht për shumë vite që do të vijnë, dhe ne i detyrohemi aq shumë për ta kujtuar atë dhe për ta përmendur atë me një buzëqeshje dhe t’i jemi mirënjohës për gjithçka që ka bërë, sidomos kohët e fundit. Ai ishte trim kur ndodhën ato gjëra që lidhen me Kishën Ortodokse Serbe dhe ai u tregoi njerëzve se si ruhet trashëgimia kulturore dhe trashëgimia jonë shpirtërore,” tha Gjokoviç në konferencën për shtyp.
Gazetarët gjithashtu ishin të interesuar se sa ky lajm i trishtuar ndikoi në lojën e tij sot.
“Në përgjithësi nuk kam luajtur mirë. Thjesht kam ardhur për të bërë atë për të cilën kam ardhur këtu. Do të kthehem në Serbi tani për të qenë me familjen time dhe për të bërë më të mirën time. Jam duke u përgatitur për në Londër”, përfundoi Gjokovic. /tesheshi.com/