Personi më i ndershëm në botë mund të jetë një fëmijë amerikan i quajtur Aiden. I riu ka arritur të gjejë 8 mijë dollarë në një rrëshkitëse në Salem, Massachusetts dhe i ka kthyer ato tek pronari i tyre.
Sipas asaj që tregon policia, i vogli ishte duke luajtur në një park bashkë me xhaxhanë e tij, kur ka parë një qese të zezë të mbushur me para dhe pa menduar dy herë, i janë drejtuar organeve policore.
“Isha duke hipur në rrëshkitëse dhe në një cep pash këtë objekt të çuditshëm të zi. Shkova pranë saj, e hapa dhe pashë se brenda në të kishte para. Ia çova menjëherë xhaxhait”,- ka thënë Aiden.
Paratë i kishin humbur një sipërmarrësi, Elias Santos, i cili kishte shkuar në park me fëmijët gjatë paradites. Kur burri mori paratë në polici, vendosi të shpërblente djalin e vogël me 100 dollarë.
“Kur me telefonoi policia isha shumë i çuditur. Jam me të vërtetë i prekur nga një gjest i tillë. Nuk gjenden shumë persona si Aiden në këtë botë”,- ka thënë Santos./tesheshi.com/