Gjermania ka vendosur të ndihmojë myslimanët Rohingya që prej disa javësh po largohen nga Mianmari për shkak të dhunës nga ushtria dhe forcat e sigurisë.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se Gjermania do dhurojë 60 milionë euro në kuadër të OKB për minoritetin Rohingya.
Deri më tani rreth 410.000 persona kanë emigruar nga Miamari në Bangladesh.
Paratë e dhuruara nga Gjermania do shfrytëzohen kryesisht për mjekimin e refugjatëve.
Gjithashtu, politikani gjerman Volker Beck (Partia e të Gjelbërve) ka theksuar që vendi i tij duhet të marrë një kontigjent refugjatësh nga Bangladeshi në Gjermani.
Ndërsa deputetët Renate Künast dhe Uwe Kekeritz i kanë dërguar një letër ministrit gjerman Gerd Müller (CSU) që të bllokojë importin e tekstilit nga Mianmari në BE. /tesheshi.com/