Në Filipine, në Banaue, mbahet një nga garat me biçikleta më të pazakonta në botë. Në garë marrin pjesë biçikleta të bëra tërësisht me dorë nga artizanë lokalë.
Tradita e ndërtimi të këtyre biçikletave aspak të zakonshme, por të bukura njëkohësisht, vjen nga fakti se zona është e pasur me taraca të bëra për të kultivuar orizin. Punonjësit kanë kërkuar gjithmonë mënyra për t’u kthyer më shpejt nga kodrat dhe për të transportuar veglat e punës.
Me kalimin e kohës, këto biçikleta ma pedale janë përmirësuar, derisa janë shndërruar në vepra arti. Ndonëse sot ka metoda më efikase për të transportuar orizin, këto vepra arti me dy rrota janë akoma protagoniste, e madje kanë një garë të dedikuar në një tatëpjetë të gjatë 7 km me plot kthesa.
Pavarërsisht se bëhet fjalë për një garë me karakter demostrativ, kjo nuk është krejt pra rreziqe. Biçikletat, të tërequra nga forca e rëndesës arrijnë një shpejtësi mbi 50 km në orë, e duke qënë se njerëzit në këto gara janë të veshur me rroba tradicionale, pra pa mbrojtje të përshtatshme, një rënie mund të ketë pasoja mjaft të rënda. /tesheshi.com/