Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të kontrollojnë aktivitetin e emigrantëve në mediat sociale për “përmbajtje antisemitike” si pjesë e një politike të re që mund të çojë në refuzimin e vizave ose qëndrimit, njoftoi të mërkurën Shërbimet e Shtetësisë dhe Emigracionit të SHBA (USCIS).
Kontrollet do të zbatohen menjëherë për individët që aplikojnë për statusin e rezidentit të përhershëm të ligjshëm, studentët e huaj dhe ata të lidhur me institucionet arsimore që autoritetet amerikane besojnë se janë të lidhura me aktivitete të supozuara antisemitike, raporton Anadolu.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) tha se masa ka për qëllim të forcojë sigurinë kombëtare dhe të luftojë kërcënimin në rritje nga individët që mbështesin dhunën “anti-semitike” ose “organizatat terroriste”.
“Nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara për simpatizantët e terrorizmit nga pjesa tjetër e botës dhe ne nuk kemi asnjë detyrim t’i pranojmë ose t’i lejojmë ata të qëndrojnë këtu,” tha Ndihmës Sekretarja e DHS për Çështjet Publike, Tricia McLaughlin.
“Sekretari (Kristi) Noem e ka bërë të qartë se kushdo që mendon se mund të vijë në Amerikë dhe të fshihet pas Amendamentit të Parë për të mbrojtur dhunën dhe terrorizmin antisemit, duhet të mendojë përsëri. Ju nuk jeni të mirëpritur këtu,” tha ajo.
Masa vjen pas një sërë urdhrash ekzekutivë të lëshuar nga Presidenti Donald Trump, duke përfshirë një që synon luftimin e antisemitizmit, i cili hodhi themelet për dëbimin e studentëve të huaj që morën pjesë në protestat pro-palestineze në kampuset amerikane.
Njoftimi vjen mes një goditjeje më të gjerë nga administrata Trump ndaj studentëve dhe akademikëve pro-palestinezë, duke përfshirë ndalimin e fundit të Rumeysa Ozturk, një doktorante turke në Universitetin Tufts dhe studiuese e Fulbright, dhe Mahmoud Khalil, një aktivist palestinez dhe i sapodiplomuar në Universitetin Columbia.
Grupet e të drejtave të njeriut dhe avokatët ligjorë thanë se veprimet shkelnin parimin e Amendamentit të Parë, duke argumentuar se administrata po synonte individë për fjalimet e tyre politike.
“Anti-semitizimi” është në thelb anti-izraelizëm. Pra, kush është kundër Izraelit shpallet anti-semit, një prej termave më spekulluese në mbrojtjen e shtetit gjakatar sionist. /tesheshi.com/