Komuna e Ulqinit ndryshon zyrtarisht qeverisjen.
Kryetari i Komunës, Fatmir Gjeka shpalli publikisht dorëheqjen.
Ky ishte një hap i pritur pas nënshkrimit të marrëveshjes së re për formimin e pushtetit në Ulqin, ku vendi i kryetarit do t’i takojë Forcës së Re Demokratike.
Ndërkaq, në mbledhjen e Kuvendit Komunal edhe kryetari i Kuvendit, Fuad Haxhibeti dha dorëheqjen.
Seanca e rradhës e Kuvendit pritet të mbahet ditën e hëne, kur do të formohet ekzekutivi i ri.
/tesheshi.com/