Pasi nuk shkel më kush aty, autoritetet kanë vendosur që kishën shekullore Saint-Jules në qytetin Logwy, në verilindje të Francës, ta nxjerrin në shitje me një çmim prej 190 mijë eurosh.
E ndërtuar gjatë viteve 1911-1913, ajo prej kohësh nuk frekuentohej ndërkohë që shpenzimet ia mbulonin biznesmenë lokalë. Por mbetja pa grigjë besimtarësh, ka bërë që dhe donacionet të shterrojnë dalëngadalë, duke e detyruar kryepeshkopatën ne Nancy që ta nxjerrë në shitje.
Sipas autoriteteve, hapësirat e kishës mund të përdoren për aktivitete të ndryshme, por dhe për banim, nëse ndokujt do t’i interesonte kjo. Vetëm për 190 euro. /tesheshi.com/