Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fotoreportazh-homazh: copëza nga jeta e përditshme e punonjësve të Gjysmëhënës së Kuqe në Siri

by te Sheshi
21/09/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 6 mins read
A A
Fotoreportazh-homazh: copëza nga jeta e përditshme e punonjësve të Gjysmëhënës së Kuqe në Siri

Mes punonjësve të ndihmave që kanë humbur jetën duke dërguar ndihma në Aleppo ka edhe nga grupi i Gjysmëhënës së Kuqe siriane-arabe (SARC). Por, duket sikur jetët e punonjësve pasi kapin titujt e parë të medias, harrohen, ndërsa konflikti vijon të marrë jetë të tjera dhe ndërkohë, vijojnë edhe përpjekjet e grupeve humanitare për të lehtësuar vuajtjet e popullit sirian. Në një fotoreportazh-homazh, duket qartë puna e rëndësishme që kryejnë vullnetarët për çdo ditë.

Aleppo edhe rrethinat e tij kanë qenë arenë e shumë luftimeve në Siri përgjatë pesë vjetëve të fundit. Për degën e SARC në Aleppo, që përbëhet në pjesën më të madhe nga vullnetarë të rinj që kanë lënë punët e tyre për t’u marrë me këtë angazhim, ka pasur një volum të jashtëzakonshëm kërkesash.

Nga paketat ushqimore dhe mjekësore deri tek pesticidet, rregullimi i pompave të ujit e projektet për fëmijët e rrugës. SARC është një grup jo politik dhe një nga agjencitë e vetme në gjendje të tejkalojë kufijtë e linjave të frontit në konflikt.

foto 1

“Nuk kam parë kurrë fëmijë kaq të motivuar për të mësuar”

Rreth 60 fëmijë jetojnë në streha së bashku me familjet e tyre në zonën rurale të Al-Majbal pasi janë larguar nga Aleppo. Në një tendë të lëvizshme, vullnetarët nga ekipi i mbështetjes psiko-sociale  i SARC mundësojnë aktivitete për fëmijët. Pjesa më e madhe nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë për një farë kohe, ose fare. “Asnjëherë nuk kam parë fëmijë kaq të motivuar për të mësuar si këta”, thotë Qamar, një vullnetare që u mëson numërimin dhe shkrimin fëmijëve.

Vetëm, pa shtëpi dhe duke lypur për mbijetesëfoto 2

Një nga ndikimet më shkatërruese të konfliktit në Siri ka përfshirë fëmijët, të cilët kanë mbetur të pastrehë, të vetëm dhe duke lypur nëpër rrugë që të sigurojnë mbijetesën. Mirna 13-vjeçare mëson të shkruajë emrin e saj në projektin e SARC për fëmijët në Aleppo, që mundëson kujdes për 75 fëmijë. Abed, vullnetar në SARC thotë: “Ky projekt ka pasur ndikim të madh tek Mirna dhe fëmijë të tjera, pasi ata kanë qenë në gjendje të integrohen mirë në komunitet. Mirna ka më shumë vetëbesim dhe i pëlqen të shkruajë emrin e saj kudo. Është një ndjenjë e mrekullueshme për të”.

foto 3

I zhvendosur për herë të tretë në dy vjet

Radwan po ndihmohet në klinikën e lëvizshme të SARC nga ënna dhe vëllai që të ndërrojë fashat, një detyrë e përditshme për ekipin mjekësor. Familja së fundmi u largua nga luftimet në Aleppo, duke u zhvendosur kështu për herë të tretë në dy vjet që kur babai i Radwan humbi jetën. Së bashku me disa familje të tjera, ata jetojnë tani në një park publik. Radëan kërkon të rikuperohet sa më shpejt të jetë e mundur për të ndihmuar vëllain e tij 13-vjeçar për të punuar në ndihmë të familjes.

Për refugjatët, siguria vjen shpesh përpara emergjencave mjekësore foto 4

Amina, 48-vjeçare shërbehet me një kontroll mjekësor në një strehim kolektiv. Ajo është zhvendosur dy herë, dhe lufton me disa probleme të rënda shëndetësore përfshirë ato kardiovaskulare, të tensionit të lartë dhe dhimbjes kronike të shpinës. Ajo është e vetmja që përkujdeset për tetë fëmijët e saj.

Me mijëra persona të zhvendosur brenda Sirisë përballen me probleme të rënda shëndetësore. Mirëpo nevoja për të gjetur siguri nga lufta vjen përpara tyre, dhe nevojat e trajtimit shpesh neglizhohen nga prindërit që kërkojnë të largojnë fëmjët në një vend më të sigurtë. Një ekip mjekësor i lëvizshëm nga SARC i ka mundësuar Aminës mjekimet e domosdoshme në strehën e saj në një park publik. Gjatë gushtit ekipet e Aleppos trajtuan mbi 1600 pacientë në të gjithë zonën.

foto 5

Përmirësimi i kushteve në kamp

Aisha, nëntëvjeçare merr rrjeta mushkonjash nga SARC. Përpara konfliktit, shumë zona të Sirisë spërkateshin rregullisht me medikamente kundër mushkonjave si masë e shëndetit public, por tani ekziston rrezik i lartë i infektimit nga sëmundjet që përcjellin këto inspekte. Të 14 anëtarët e familjes së Aishës jetojnë në oborrin e një xhamie në jug të Aleppos, ku mungon higjienizimi i duhur dhe furnizimet. Me dhjetëra familje të tjera jetojnë atje. Një ekip vullnetarësh i viziton rregullisht në përpjekje për të përmiërsuar kushtet dhe për të kryer spërkatjen për inspekte dhe mbledhjen e mbeturinave.

Duke shkuar atje ku janë njerëzitfoto 6

Ky ekip i lëvizshëm mjekësor viziton strehat, parqet publike, shkollat e boshatisura dhe xhamitë – kudo ku jetojnë refugjatët. Nour, nëntëvjeçar po vizitohet pasi ka shfaqur shenja ethesh, dhimbje dhe qelb pasi i infektuan plagët. Familja ka qenë dëshmitare e përshkallëzimit të dhunës në lagjen e tyre, duke e lënë Nour dhe babain e tij të plagosur. Babai i tij nuk mund të ecë më për shkak të plagëve dhe familja jeton tani në një strehë kolektive në xhaminë Al-Shafy . “Situata shëndetësore e djalit po përparon mirë”, thotë Abdul Hamid nga ekipi  i SARC.  “Me kohën, ai do të jetë në gjendje edhe të luajë futboll”.

foto 7

“Lamë gjithçka pas, nuk kishim zgjedhje tjetër”

Një vullnetar shëndetësor merr shënim detaje nga një grua e zhvendosur. Fatoum, 62 vjeç vuan nga tensioni i lartë, tiroidet dhe komplikacione nga një dëmtim i mëparshëm në këmbë. “U detyrova të largohesha nga shtëpia, u largova me familjen sapo nisën përleshjet shumë afër shtëpisë. Lamë gjithçka pas nesh, nuk kishin zgjedhje tjetër”, thotë ajo.

Edhe vetë vullnetarët mund të jenë të zhvendosur

foto 8

Shumë nga vullnetarët e SARC janë nga komunitetet e zonës apo edhe të zhvendosur nga lufta. Salah dhe familja e tij janë nga lindja e Aleppos, dhe tani janë të regjistruar në një nga qendra e SARC në

Al-Zahraa, në veri të qytetit. Për refugjatët, vullnetarizmi është një mënyrë që të bëjnë diçka pozitive të rrethuar nga kaosi dhe vuajtjet. “Eshtë vërtet ndjesi e mirë kur mund të ndihmosh në një farë mënyre familje, të lehtësosh vuajtjet e tyre e t’u kthesh pak dinjitet”, thotë Salah.

foto 9

Rilidhja e furnizimit me ujë

Puna e Gjysmëhënës së Kuqe është tepër e vështirë në mbajtjen hapur të furnizimit me ujë që mungon tërësisht në shumë zona. Ekipet e vullnetarëve rregullojnë dhe zëvendësojnë gjeneratorët dhe pompat për puset. Kur burimi kryesor i furnizimit me tuba ndërpritet, puset janë një zëvendësues i çmuar. Por, mungesa e energjisë për pompat e bën punën shumë më të vështirë. Ekipi kryen kontrolle të rregullta për të siguruar furnizim – këtë javë ata punuan në 21 vende në të gjithë Aleppon.

foto

Një hutim nga miqtë

SARC organizon edhe aktivitete sportive për fëmijët që jetojnë në streha, përfshirë edhe 10-vjeçarin Hammoud që shihet në foto ndërsa trajnohet në futboll. Loja mëson përgjegjshmëri, garë të ndershme dhe inkurajon zhvillimin e aftësive krijuese përmes stërvitjes fizike dhe mendore. Hammoud jeton në një nga ndërtesat e papërfunduara, që shpesh nuk kanë kushte në higjienë, ujë të pijshëm e madje as mure të mirëfilltë apo çati e dysheme. “Jam i kënaqur me progresin e djalit, buzëqeshja nuk i ndahet nga fytyra. Ai ka potencial dhe është një talent brilant që më parë nuk dukej për shkak të jetesës së tij në këtë strehë”.

foto 11

Ndihmat e para që kur nisi konflikti

Kamionët e ndihmave presin të dërgojnë ndihma në zonat rurale në jug të Aleppos. Pjesë e operacioneve të agjencisë, kamionët përmbajnë ushqime, furnizime me medikamente dhe ndihma të tjera urgjente. Çdo muaj, SARC sjell ndihma për më shumë se 4 milionë njerëz, por shumë më tepër kanë nevojë, sidomos në vendet në rrethim apo në zona të izoluara. Kjo autokolonë pos jell furnizime për një popullsi vërtet në vështirësi në shkretëtirë – kjo është hera e parë që një autokolonë ndihmash ka qenë në gjendje të arrijë tek ta që kur nisi konflikti. Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Granit Xhaka përsërit vetveten: një tjetër predhë e tij përfundon në rrjetë (video)

Granit Xhaka përsërit vetveten: një tjetër predhë e tij përfundon në rrjetë (video)

Artistja japoneze që krijon peliçe ultra-realiste (foto)

Artistja japoneze që krijon peliçe ultra-realiste (foto)

Ish-presidenti brazilian në bankën e të akuzuarve për korrupsion

Ish-presidenti brazilian në bankën e të akuzuarve për korrupsion

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni