Atletet nuk i veshim vetëm gjatë dimrit, në periudha të ftohta apo me shi, por edhe gjatë verës, e veçanërisht me veshjet tona më të preferuara, të cilat duke i kombinuar me këto atlete që ju do të keni mundësinë ti shikoni më poshtë, do t’ju ndihmojnë të shndërroheni në personat më të veçantë në rrethin tuaj shoqëror.
Janë një lloj aksesori tendencë dhe që kalojnë stadin e ‘këpucëve casual’. Ato mund të kombinohen me çdo veshje dhe së fundmi janë shfaqur në pasarelat e modës së lartë të markave historike si Christian Dior e Chanel.
Kjo stinë e bukur nuk është vetëm për sandalet. Ka shumë modele atletesh që do t’ju bëjnë të ndiheni të bukura, të veçanta e të ecni gjatë duke u ndier komode. Më poshtë mund të shikoni modelet më të mira të atleteve për këtë sezon./tesheshi.com/