Duket si një vizatim apo si një pikturë por në fakt nuk është aspak ashtu. Ky është një spektakël i jashtëzakonshëm i një grup luanësh, të cilët kanë vendosur të hipin mbi degët e një peme dhe që janë fotografuar nga fotografi australian Bobby-Jo Clow. (Fotograf i Ipa Agnecy).
Clow ishte duke kaluar dhe duke bërë një shëtitje në xhunglën e Tanzanisë, në Parkun Ndërkombëtar të Serengetit kur pa këtë pamje që e la pa fjalë dhe që iu duk si e pavërtetë.
Ai vuri re disa luanë të cilët po zvarriteshin mbi një pemë, në një lartësi prej 4 metrash nga toka. Me sa duket, kafshët madhështore ishin duke u mbrojtur nga insektet të cilat kishin plasur pas rreshjeve të bollshme, të cilat kishin çuar në rriten e shpejtë të barit dhe njëkohësisht përhapjen e këtyre insekteve.
Clow arriti të afrohet mjaftueshëm për të kapur pozicionin e lëvizjet e kafshëve deri në detaj. Shikojini vetë disa prej tyre./tesheshi.com/