Pas prezantimit në San Francisco të ‘krijesës’ më të re në shtëpinë e Apple, edhe konkurruesit i janë futur punës e po përgatisin modelet më të fundit të telefonëve celularë.
Jo vetëm iPhone 6s. Pas prezantimit në San Francisco të këtij aparati nga shtëpia e Apple, edhe kompani të tjera të telefonisë po punojnë fuqishëm dhe janë bërë gati për të garuar. Pritet që në prag Krishtlindjesh të dalin në treg disa lloje të tjerë smarfonësh, nga kolosë të mëdhenj në këtë fushë. Disa prej tyre janë prezantuar edhe më parë në panairin e elektronikës, i cili mbahet çdo vit në Berlin. Bëhet fjalë për një seri telefonash që i kushtojnë një rëndësi shumë të madhe dizajnit dhe funksionimit më të mirë të ekranit e të kamerave dixhitale me cilësi të lartë./tesheshi.com/