Quhet Hidekichi Miyazaki, është 105 vjeç dhe është cilësuar si shekullori më i shpejtë në botë. I moshuari ka vrapuar 100 metra për 42″22, në një garë kushtuar atletëve të moshës së tretë në Kyoto të Japonisë, duke vendosur kështu një rekord të ri në biootë.
I njohur edhe me nofkën Golden Bolt, Miyazaki u shpreh në fund të garës: “Nuk jam i kënaqur nga koha. Objektivi im ishte 35 sekonda. Mendoj se edhe për 2-3 vite të tjera mund të vrapoj”.
Në përfundim të garës u oganizua një festë e madhe për Miyazakin, i cili ka nisur të vrapojë në moshën 90-vjecare dhe që prej asaj kohe është duke thyer rekordet vit pas viti.
“Nuk ja aspak i lumtur me kohën që arrita. Nisa të qaj gjatë garës pasi isha duke vrapuar shumë ngadalë. Ndoshta po plakem! Është gjithçka çështje shëndeti. Fizikisht jam ende shumë mirë dhe mjekët habiten të gjithë, por unë mendoj se mund të vrapoj edhe për dy apo tre vitet e arshme”,- thotë kampioni i moshuar./tesheshi.com/