Fëmijët tuaj nuk i hanë frutat dhe perimet? Mos u shqetësoni pasi nga sot mund të keni nj zgjidhje shumë interesante dhe ideale për fëmijët e padisiplinuar në ushqim.
Kjo nënë e re ka ideuar diçka të veçantë dhe krijuese për të bërë të mundur që i biri të ketë një dietë të ekuilibruar ushqimore. Quhet Laleh Mohmedi dhe është nëna e Jacob, një fëmije 2 vjeçar, e cila deri disa muaj më parë ishte e lodhur nga problemet në ushqim të së birit. Ajo ka krijuar një mënyrë për ta bërë fëmijën kureshtar dhe për ta afruar atë në tavolinë.
Lale ka arritur të krijojë pjata me forma të kartonëve të animuar me ushqimet, spinaq, karotë, sallatë dhe çdo lloj produkti tjetër ushqimor. Rezultatet kanë qenë me të vërtetë të dëshiruara./tesheshi.com/