Në Bruksel kanë qëndruar gjithnjë larg, ne mes kanë pasur ose ish-shefen e Politikës së Jashtme, Ashton ose aktualen Mogherini. Kanë folur pa parë njëri-tjetrin në sy me një largësi e me shumë këshilltarë.
Por kësaj radhe është krejt ndryshe; një shtrëngim duarsh në Tiranë mes Kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe homologut të tij të Kosovës, Isa Mustafa është eveniment më vete.
Shto këtu edhe atmosferës; të relaksuar me shpotitjet e Edi Ramës dhe kolegëve të tjerë ballkanikë dhe mes buzëqeshjes thuajse natyrale(të jetë vërtetë e tillë) e Vuçic. Edhe Isa, i cili gjithnjë ka pamje të ftohtë si politikan jo emocional, kësaj here qesh. Gjithsesi, kjo foto është një histori më vete në Ballkanin që duket se po ndryshon…
/tesheshi.com/