Kjo është një foto që tregon metamorfozën e thellë që ka përfshirë gazetën e parë anti-komuniste nën pluralizëm, RD-në e PD-së, ku padyshim pesha e kohës ka bërë të vetën.
26 vite më parë, ajo përpihej nga masa e njerëzve të neveritur nga ZP-ja apo gazeta të tjera të regjimit.
Rradhës për qumësht, gjizë, domate e vajguri iu shtua dhe ajo për RD-në.
Për muaj me radhë, dita kur dilte RD-ja ishte si festë për një masë njerëzish.
Ndërsa e sotmja nuk ka lidhje me këtë të djeshme legjendë për organin e Partisë Demokratike dhe jo thjesht për faj të saj. Kohërat ndryshuan shumëçka, e po ashtu edhe shijen e interesin mbi RD-në. /tesheshi.com/