Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Festa e RD-së: si foli Basha për lirinë e medias me në krah Frangajn (emrat e këshillit të parë botues)

by te Sheshi
06/01/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Festa e RD-së: si foli Basha për lirinë e medias me në krah Frangajn (emrat e këshillit të parë botues)

Liria e medias u fitua më 5 janar 1991 me daljen në shtyp të numrit të parë të Rilindjes Demokratike, gazeta e parë pas 45 vitesh diktaturë, e pakontrolluar nga pushteti. Po çfarë ndodh sot pas 26 vitesh? Në vend që të kishim më shumë liri, në fakt kemi më shumë media, por më pak liri në media. Pushteti edhe në demkraci bëri çmos ta nënshtronte median dhe ta kthente atë në një propagandë të tij.

Dje erdhën ta nderonin atë ditë janari gazetarë, ata të orëve të para dhe të rinj, pronarë mediash dhe gazetarë të konvertuar në politikanë, por ata e dinë më mirë se kushdo se shumë pak ose aspak media janë të lira sot, secila prej tyre i shërben një interesi, atij të pronarit, që janë kryesisht biznesmenë të fuqishëm, atij të qeverisë për interesa financiare dhe favoresh, apo i shërbejnë opozitës në pritje të ardhjes së saj në pushtet. Mjaft të lexojmë raportet ndërkombëtare për lirinë e medias për të kuptuar në çfarë  dite të zezë është sot kjo liri në Shqipërinë demokratike 26 vjet pas atij akti heroik të “fjalës së parë”.

Sot kemi gazetarë me vila që kushtojnë miliona dollar, kemi gazetarë që vetcensurohen nëçdo gërmë që shkruajnë, të mos prekin interest e pronarit, gazetarë që nuk guxojnë të bëjnë investigime apo tëzbulojnë skandale të pushtetit, por kemi shumë pak gazetarë të lirë që I shërbejnë publikut.

Basha kërkon aleancën e mediave

Në 26-vjetorin e Rilindjes Demokratike, kreu i opozitës Lulzim Basha foli për mungesën e lirisë së mediave, ndërsa krah tij rrinin pronarët e mediave që shërbejnëçdo pushteti dhe përfitojnë nga çdo pushtet, si Aleksandër Frangaj.

Ndërsa Frangaj ulte kokën, (ndoshta duke numëruar përfitimet që kishte kur ishte PD-ja në pushtet dhe atyre që ka sot me PS-në në pushtet), Basha kërkonte aleancë me median duke fajësuar qeverinë për korruptimin e tyre.

“Korrupsioni në sistem, krimi në sistem, klientelizmi në sistem, arroganca dhe arbitrariteti i skajshëm, janë sfidat dhe dorashkat që na ka hedhur të gjithëve në fytyrë pushteti i sotëm: opozitës, medias, shoqërisë civile, shoqërisë shqiptare. Opozita e refuzon këtë cinizëm ekstrem të qeverisë. Media lypset ta refuzojë dhe neverisë  nga pozicioni i vet.Sonte do të doja të dalim nga pozicionet, e të afrojmë qëndrimet për disa çeshtje që nuk kanë ngjyrim politik, por janë standarde të etikës demokratike.Së pari, diversiteti i opinioneve si vlerë, por jo si burim mjegulle për të fshehur të vërtetat që janë çeshtje faktesh dhe shifrash konkrete”- u tha dje Basha përfaqësuesve të mediave.

Me kujdes Basha kishte zgjedhur t’u fliste mediave me një gjuhë të butë, duke lipsur që ato të viheshin në frontin e opozitës në shërbim të së vërtetës dhe të publikut, ndryshe nga gjuha që kundërshtari i tij në pushtet përdor ndaj atyre mediave që nuk zgjedhin t’i bëjnë fresk duke I quajtur “media të kazanit”.

Themeluesit e RD-së, historia e vështirë me lirinë

Në këtë përvjetor, RD-ja, e cila para 26 vitesh shitej  nga 70 deri 100 mijë kopje dhe ishte ushqim për njerëzit që po prisnin ndryshimin e madh, sot i shërben vetëm propagandës së Partisë Demokratike. Por, pikërisht për atë fillim-janari të para 26 viteve ajo u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Disa prej themeluesve të saj të parë ishin aty, të tjerë mungonin. Ra në sy mungesa e kryeredaktorit më jetëgjatë të kësaj gazete, Astrit Patozit, i cili pak orë para festës në Hotel Plaza kishte postuar në facebook një dedikim për gazetën.

Drejtori i parë, Preç Zogaj dhe Kryeredaktori i parë i saj, Frrok Çupi  ishin të pranishëm, madje dhe krah Sali Berishës, ish-kreut historik të PD-së me të cilin ata kanë pasur një marrëdhënie urrejtje-dashurie në këto 26 vite. Ishte i pranishëm Blendi Fevziu, por mungonte Ben Blushi, të dy këta kishin një shkrim me bashkë-autorësi në numrin e parë të gazetës.  /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Haradinaj, flet më në fund dhe Mustafa; por AKK bën gati protestat

Haradinaj, flet më në fund dhe Mustafa; por AKK bën gati protestat

Disa nga skulpturat më të bukura në botë

Disa nga skulpturat më të bukura në botë

Mbyllen konsultat: ja identikiti jo vizual i prokurorëve të SPAK-ut, “ustallarëve” të anti-së keqes

Mbyllen konsultat: ja identikiti jo vizual i prokurorëve të SPAK-ut, “ustallarëve" të anti-së keqes

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni